A e di se një shqiponjë e di se kur një stuhi po afrohet shumë përpara se ajo të fillojë? Shqiponja përgatitet dhe fluturon në një vend të lartë për të pritur erërat që do të vijnë me stuhinë

Kur vjen stuhia, shqiponja hap krahët e saj në mënyrë që era ta mbajë atë mbi stuhi. Kështu që ndërsa stuhia po shkatërron gjithçka poshtë, shqiponja fluturon sipër saj; nuk i shpëton stuhisë por e përdor atë për t’u ngritur më lart.

Ka momente në jetën tonë kur stuhite vijnë dhe na bëjnë të kalojmë momente shumë të vështira; si sëmundje, trishtim, vetmi, humbja e një personi mungesa e punës …

Por ky është momenti kur ne mund të ngrihemi mbi problemet. Ndryshe nga shqiponja e cila me instiktin e saj e di se kur po vjen një stuhi, ne nuk mund ta dime se kur nje problem vjen ne jeten tone, por ne gjithmonë mund të jemi të përgatitur duke vendosur zemren dhe besimin tonë në Zot.

Vështirësitë e jetës nuk kanë pse të kalojnë mbi ne, nëse jemi të gatshëm, mund të lejojmë që fuqia e Zotit të na ngrejë mbi to.

Nëse i besojmë dhe i afrohemi Zotit përmes lutjes, atëherë Fryma e Tij do te na transformojë dhe do të bëjë që të lindë një kohë e re plot shpresë dhe do të na ngrejë lart mbi çdo moment të vështirë që mund të vijë në jetën tonë.

(Anxhela Rakollari)

Added by

kantiku

SHARE

Comments are off this post