Kenga ka nje histori te fuqishme, ajo tregon humbjen dhe vdekjen e te dy prinderve te mi. Babi im humbi jeten para 16 vitesh ne nje aksident, dikush e goditi me makine gabimisht, ne muajin Maj te vitit 2004. Mami im pati nje beteje te forte me semundjen e Kancerit dhe vdiq ne Gusht te vitit 2019. Kenga ne te njejten kohe tregon se si Perendia te jep force ti perballosh dhe ti kalosh stuhite qe te vijne perpara ne jete. Ne si njerez kalojme stuhira te ndryshme, ne martese, familje, pune, shoqeri, etj, por nese Perendia eshte brenda ne barken e jetes tone, ajo barke s’mund te mbytet nga dallget e hidherimit dhe dhimbjes. Natyrisht humbja e prinderve te mi nuk ka qene e lehte per mua. Shpesh jam perballur me dhimbjen dhe vetmine, por Zoti Jezus me ndenji prane dhe me te i kaperceva te gjitha keto stuhi. Permes kesaj kenge dua ti flas zemres se Shqipetarve, dhe atyre qe kane humbur njerez te cmuar te familjes, apo jane ndare nga dikush qe e kane dashur shume, dhe duket qe nuk dalin dot nga dhimbja dhe hidherimi. Perendia mund të të nxjerre nga ajo stuhi ne anen tjeter fitimtar. Ndonjehere duket qe askush nuk e di se cfare po kalon ti, dhe je larg syve te njerezve, por Jezusi e di se cfare po kalon ti. Ti mund te jesh larg syve te njerezve por jo larg syve te Zotit. Syte e tij jane te mprehte, ai po te sheh ty qe po perballesh me ate stuhi. Ndoshta ajo stuhi e ka rrahur dhe ka goditur zemren tende. Ti po perpiqesh te dalesh qe aty, por cdo gje te ka dale nga kontrolli. Era e forte, (mendimet) dallgete forta (kujtimet) nuk te lenë te dalesh. Jezusi po vjen drejt teje, fjala e tij per ty eshte: “Qetesohu Jam Une, mos ki frike” Zeri i embel i Jezusit mund te sjelle qetesi ne zemren tende te trazuar nga dhimbja. Ai po te thote; Ti nuk je vetem une jam me ty, dhe kam erdhur te te nxjerr nga kjo stuhi. Ti nuk do mbytesh, dallget dhe era nuk jane me te medha se Une.

Added by

kantiku

SHARE

Comments are off this post